"Met Gala", ja si u veshën të famshmit në mbrëmjen e modës
'Met Gala 2022' është mbrëmja më e madhe e modës e cila u organizua në datën 2 maj një traditë e cila bëhet çdo vit në botë, edhe pse vitin e kaluar nuk u bë për shkak të pandemisë, këtë vit ishte një rikthim i fuqishëm. Mbrëmja historike u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Big Apple, ku veç aspektit artistik dhe kulturor është në fakt një ngjarje e rëndësishme bamirësie, e cila përkon me inagurimin e shfaqjes së madhe vjetore të modës në muze.
Ky “Oscar” i vërtetë i Modës edhe këtë radhë bëri zhurmën e vet. Të ftuar në emisionin “Jeto me orën” stilisti Bledi Beqo, make up artistja, Reisa Petriti, gazetarja e showbizit Leisa Haxhiasllani, moderatorja Feride Kuqi dhe blogerja Albora Ismaili u ndalën dhe komentuan në studio për veshjet, flokët, make up-in e deri te thonjtë.
Sipas moderators së showbizit Feride Kuqi, Met Gala nuk ishte në nivelin e duhur pasi nuk është se kishin sjellë ndonjë risi. Lady Gaga nuk ishte prezente dhe duket se mungesa e saj është ndjeshëm. Stilisti Bledi Beqo cilëson këngëtaren me famë botërore Billie Eilish me veshjen me të mirë e cila ju afrua më shumë temës.
E cilësuar me veshjen më të bukur ishte Kim Kardashian e cila kishte veshur fustanin ikonik te Marilyn Monroe i stiluar i gjithi me gurë të çmuar.
Mbretëresha e mbrëmjes u konsiderua Blake Lively, veshur me një fustan “Versaçe” që për pak minuta u shndërrua në një tjetër një fustan i frymëzuar nga Statuja e Lirisë. Sa i përket grimit, sipas make up artistes Reisa Petritit ajo që kishte me make up-in më të arrirë ishte Naomi Kendall.
Disa nga emrat,veshjet e të cilave u pëlqyen më së shumti janë dhe Cardi B, Naomi Campbell, Vanesa Hudgens apo Paloma Elsesser.

