Rruga drejt politikës? Një arsye shumë e fortë e bëri Dr.Senerën të jetë pjesë e saj

Dr. Senera Hoxha ishte e ftuara e mbrëmjes të së Martes në D-Night ku përpos pasionit të saj në fushën e bukurisë, ajo u ndal paksa edhe të angazhimet në politikë.

Për Senerën, politika është një dritare mundësie për të ndihmuar sa më shumë njerëz e për t’i bërë të ndihen sa më mirë me vetën dhe zgjedhjen e tyre.

Dajana: Pse një mjeke estetiste edhe në politikë?

Senera Hoxha: Atëherë vetë mjekët janë njerëz humanë dhe përpiqen t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë e t’i shërojnë. Ne si kirurgë plastikë përpiqemi të korrigjojmë defekte tek të cilat njerëzit kapen kur nuk janë shumë të dukshme dhe kjo gjë jep pakënaqësi.
Nuk duhet të jetë kaq pak e spikatur, por më e gjërë sepse ka njerëz që kanë lindur me deformime ose kanë pësuar aksidente dhe ne përpiqemi t’i kthejmë në drejt normales, drejt asaj çka është e tolerueshme në mënyrë që të jenë sa më të pranueshëm nga shoqëria dhe të ndihen të qetë.

E kam parë politikën gjithmonë si një shtysë për të ndihmuar sa më shumë njerëz të tillë e për të bërë mirë, për të ndihmuar zonja që kanë kaluar kancer gjiri, për të bërë operacione rikonstruksioni, për të ndihmuar fëmijë të vegjël që janë të lindur me patologji të buzës së lepurit dhe këto lloj shansesh t’i ofron sigurisht politika, rrethi i gjërë, njohjet, njerëz të cilët ndihmojnë, fondacionet.

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: