Jeta pas ndërhyrjeve kirugjikale? Senera Hoxha: Shumica kanë gjetur bashkëshortë e kanë mbyllur kontratat e kërkuara

E bukura është një shije e ëmbël që ka dëshirë kushdo t’a provojë. Sipas shkencës thuhet se bukuria të rregullon jetën në çdo aspekt dhe për këtë nuk mendoj se ka ndonjë kundërshti nga masa.
Mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në D-Night një mjeke estetiste, Senera Hoxha e cila me profesionin e saj në fushën e bukurisë ka bërë shumë njerëz të ndihen mirë me veten e tyre e shumë të plotësuar.
Por si ka ndryshuar jeta e personave që kanë zgjedhur të bëjnë ndërhyrje? Përgjigjia e dr. Senerës shumë e drejtpërdrejtë, por edhe me pak humor ishte se shumë prej tyre kanë gjetur edhe bashkëshortë.
Dajana Shabani: Si ka ndryshuar jeta e shumë vajzave, personazhe publike ose jo pas ndërhyrjeve?
Senera Hoxha: Kanë fituar më shumë vetbesim, kanë arritur të marrin shikueshmërinë që kanë dashur, kanë mbyllyr kontratat e duhura me kompanitë që kanë kërkuar, pra në një farë mënyrë është përmirësuar. Disa kanë gjetur bashkëshortë!
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: