Fizioterapistja nga Kosova “sfidon” në muzikë
Bafte Shala është një këngëtare e re në tregun e muzikës. Brenda një viti ajo publikoi 2 këngë. Kënga që publikoi vetëm 1 muaj më parë është ajo me titull “Mendoj për ty”. Edhe pse ka mbaruar studimet për fizioterapi duket se pasioni i saj më i madh duket se mbetet muzika.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Bafte Shala shprehet se projekti i saj i fundit i ka kaluar pritshmëritë e saj. Familja e saj ka qenë mbështetja e saj më e madhe, duke i cilësuar si njerëzit që e kanë dashur më së shumti suksesin e saj. Ajo shprehet se “Jam natyrë ambicioze dhe dua të arrij sa më lart”.
Ja sa do të na kushtojnë pushimet këtë sezon
4 Maj, 19:55
Një ndër frikërat e saj më të mëdha kur nisi rrugëtimin drejt muzikës ka qenë se si do pritet nga publiku, por tashmë ajo e ka arritur atë që ka dashur.
Bafte Shala është kushërira e këngëtares së mirënjohur Tayna por që duket se marrëdhënia e tyre duket se nuk është dhe aq pozitive pasi rreperja duket se nuk e ka mbështetur në rrugëtimin e saj sidomos në fillimet e saj. Sa i përket projekteve të reja Bafte shprehet se “Vera do të jetë e imja, pasi duket se këngëtarja do sjellë një këngë ritmike.

