“Njëri me armë, tjetri më sëpatë,” sulm në qendër të Izraelit, vdesin tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në qendër të qytetit izraelit Elad.

Sipas mediave të huaja, dyshohet të jetë sulm terrorist.

Dy sulmuesit – njëri i armatosur me armë dhe tjetri me sëpatë  kanë shënjestruar kalimtarët në parkun e qytetit.

Të dyshuarit janë ende në arrati.

Ky sulm ka ndodhur teksa Izraeli ka shënuar Ditën e Pavarësisë, ditë pushimi për nder të themelimit të shtetit.