Ukraina: Rusët nuk respektuan armëpushimin për evakuimin e civilëve nga Azovstal. Moska anulon paradën e 9 majit në Donetsk dhe Lugansk
Gjatë gjithë natës fabrika e çelikut në Mariupol u bombardua nga rusët.
"Nëse ka ndonjë ferr në botë, ai është Azovstal," tha një këshilltar i kryetarit të qytetit.
Moska, denoncon ushtria ukrainase, nuk ka respektuar armëpushimin e premtuar për të garantuar evakuimin nga uzina e çelikut.
Ndërkohë në republikat e vetëshpallura Donetsk dhe Lugansk, autoritetet ruse anuluan paradën dhe marshimin e Ditës së Fitores më 9 maj.
Ukraina ka nisur operacione kundërsulmuese në zonat Kharkiv dhe Izium. Komandanti i forcave të armatosura të Kievit, Valery Zaluzhny, tha se rusët po përqendrojnë ofensivën e tyre në drejtim të Luganskut, dhe luftime të ashpra po zhvillohen në Popasna, Kreminna dhe Torsky.
Ai zbuloi se rusët kanë rifilluar përdorimin e raketave të lundrimit për të synuar rrugët e furnizimeve
Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se armët e para që mund të ndalojnë armikun do të mbërrijnë në numër të madh në fund të majit ose në fillim të qershorit, duke treguar se një kundërofensivë e mundshme në shkallë të gjerë kundër forcave të Moskës ndoshta nuk do të fillojë para mesit të qershorit.
Prokurorja e përgjithshme në Ukrainë, Iryna Venediktova, duke folur me video-lidhje me konferencën ndërkombëtare të prokurorëve të vendeve të Këshillit të Evropës dhe të shteteve vëzhguese dhe të Mesdheut që po zhvillohet në Palermo raportoi për 4 mijë viktima civile, pret tyre 221 fëmijë.
"Sot kjo zgjedhje e anës së bashkësisë ndërkombëtare në favor të Ukrainës në këtë luftë brutale është e rëndësishme. Janë 4 mijë viktima mes civilëve, nga të cilët 221 fëmijë, ndërsa mbi 400 fëmijë janë plagosur. Objektivat civilë të goditur janë 5100, duke përfshirë 300 objekte shëndetësore".
