Djali i vdiq nga tumori, babai 82-vjeçar ruan varrin

Sëbashku, edhe pse vdekja në fakt i ka ndarë. Corriere del Veneto raporton historinë prekëse të 82-vjeçarit Cesare Mascotto, i cili vazhdon të mbajë gjallë lidhjen e fortë me djalin e tij, pavarësisht se Floriano ka ndërruar jetë prej më shumë se një viti në moshën 51-vjeçare.

Për të gjithë, 82-vjeçari nga Sarego tashmë është bërë “rojtari i varrezave”.

Prej 9 prillit 2021, Cesare Marescotto mbërrin çdo ditë në varrezat e Saregos, parkon makinën e tij nën hijen e një peme dhe me një stol të vogël të kuq, që i përkiste djalit të tij kur ishte i vogël, ulet pranë varrit  të Florit të tij.

Floriano Marescotto, një ish-kontraktor ndërtimi, ndërroi jetë 400 ditë më parë për shkak të një tumori në tru që e rrëmbeu nga dashuria e familjes.

Cezare i kishte blerë një shtëpi pikërisht aty, që të kalonte pushimet.

Vetëkuptohet se do të mbetet bosh. Gjatë gjithë kohës që kalon pranë varrit të të birit, fillon një dialog të heshtur me të, me shpresën për të mbushur boshllëkun e lënë në zemër.

Të shumtë janë ata që e njohin, të cilët e përshëndesin dhe e pyesin si është.

"Përpiqem të vazhdoj përpara. Asnjë baba nuk duhet të jetojë më shumë se fëmijët e tij. Është një dhimbje e pamasë, e panatyrshme dhe mizore” përgjigjet ai.

Djali i vdiq nga tumori, babai 82-vjeçar ruan varrin