Hitleri hebre! Putin i kërkon falje Izraelit për komentet e Lavrovit

Kryeministri izraelit Naftali Bennett tha sot se presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar falje për deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili pretendonte se Adolf Hitler kishte rrënjë hebreje.

Në një bisedë telefonike me liderin rus, Bennett tha se e kishte pranuar faljen e Putinit, të cilin e falenderoi për sqarimin e pozicionit të tij.

Naftali Bennett tha gjithashtu se i kishte kërkuar Vladimir Putinit të konsideronte evakuimin e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, e rrethuar nga forcat ruse.

Kryeministri izraelit vuri në dukje se këtë kërkesë e bëri pas komunikimit që kishte më herët me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. 

Sipas Bennett, Putin premtoi hapjen e një "korridori humanitar" për evakuimin e civilëve.