Në zonën e 5 Majit shemben 3 pallate

Në zonën e 5 Majit po shemben banesat që preken nga projekti i rindërtimit. Sot po shemben tre pallate.

Gazetarja e Ora news Katerina Hysenllari ka bërë me dije se paraprakisht mendohet që banorët që janë pronarë të shtëpive nuk kanë firmosur Aktmarrëveshjen paraprake për të rënë dakord për prishjen e shtëpive, dhe marrjen e një shtëpie të re pasi në të nuk jepet informacion se kur do ta marrin shtëpinë dhe sa metër katror do të përfitojnë.

Gencian  Aga pronar i pallatit 5 plus 1 që po shemben thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Gencian  Aga:  Shembja e ndërtesave është e jashtëligjshme pasi askush nuk ka diskutuar me ne.  Marrëveshja nuk ka asgjë specifike unë nuk e firmosi pa pasur një gjë specifike. Nuk kemi asnjë informacion se kur e marrim shtëpinë, as kur fillon, as kur mbaron.  Nuk kam asnjë informacion.

Ai thotë se aktualisht po jeton në shtëpi me çera dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.