Kompromis për biznes? Senera Hoxha: Këtë operacion nuk do e bëj kurrë
Senera Hoxha një emër shumë i njohur për të gjithë dhe padyshim një vajzë shumë e thjeshtë, e drejtpërdrejtë e mbi të gjitha gjithmonë pranë njerëzve e miqve për t’i bërë ata të ndihen sa më komodë në fushën e bukurisë.
E ftuar në D-Night, Senera foli më shumë rreth vetes së saj, si një doktoreshë ku me ambicien për të ecur sa më lart e bën atë ndër mjeket më të kërkuara.
Por, jeni kuriozë të dini se në cilën pikë Senera Hoxha nuk bën kompromis sado i kushtueshëm të jetë një operacion? Epo ky është misioni i një mjeku…të ndihmojë njerëz e t’i bëjë të kuptojë nëse një gjë nuk duhet bërë se mund të shkaktojë dëmtime serioze të parikuperueshme.
Dajana Shabani: Profesionin si estetiste në ditët e sotme është më shumë passion apo biznes?
Senera Hoxha: Në fakt unë jam kirurge plastike dhe nuk e kam parë asnjëherë si biznes sepse bëj shumë operacione falas, bëj shumë trajtime falas ose dhurata. Unë kam nevojë qe t’i bëj njerëzit të ndihen mirë dhe kjo gjë mua më plotëson dhe ndihem shumë mirë në këtë prizëm prandaj.
Dajana: Cilën ndërhyrje nuk do e merrje kurrë përsipër?
Senera Hoxha: E kam ndërmarrë, por nuk më pëlqen t’a bëj më dhe është filleri në hundë sepse është shumë i rrezikshëm dhe ka pacientë që mund të verbohen nga ajo gjë dhe nuk dua t’a bëj…nuk dua të më ndodhi një gjë e tillë. Ato që e reklamojnë ose kanë probleme në njohjen e anatomisë, ose e kanë biznes sepse mendoj që asnjë mjek nuk duhet t’a bëjë atë gjë. Mbi të gjitha ai është një trajtim i cili më tepër t’a zmadhon hundën sesa t’a zvogëlon…është thjesht një iluzion optik që ti në profil nuk e ke më me gungë sepse mbush këtë pjesën këtu {pjesën lart të hundës}
Dajana: Sa të lodhshme ose jo janë pacientët që vijnë tek ty?
Senera Hoxha: Fillimisht kanë qenë më të lodhshëm sepse kishin mungesë informacioni, ndërsa sot rrjetet sociale, interneti kanë bërë punën e duhur dhe sidomos vajzat e reja lexojnë kudo e marrin informacione pa fund dhe nuk janë më aq të lodhshme si dikur. Pritshmëritë i kanë më të larta nga ç’mund të bëjnë fillerat, pra këto trajtimet mini invazive, por që ua shpjegoj dhe nuk mund t’i bësh të gjithë njësoj.
Dajana: Ndërhyrja më e shtrenjtë që ti ke bërë deri tani?
Senera Hoxha: Rimodelim trupi
Dajana: Nëse nuk do ishe estetiste, çfarë mund të bëje tjetër në jetë?
Senera Hoxha: Balerinë
Dajana: Rruga drejt politikës, sa e rëndësishme është kjo për ty?
Senera Hoxha: Për mua është e rëndësishme ndihma që u jap njerëzve të mi, shqiptarëve të mi dhe nëse ajo arrihet me politikë, emisione apo muzikë për nuk bën diferencë të madhe. Unë dua t’iu bëj mirë njerëzve.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
