Hepatiti misterioz mbërrin dhe në Milano. Një fëmijë 4 vjeç shtrohet në spital

Një fëmijë vetëm 4 vjeç i është nënshtruar analizave mjekësore në spitalin e Milanos, Itali, për të verifikuar nëse është infektuar me hepatitin misterioz.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera fëmija ka një ngjyrë të verdhë dhe vlera shumë të ndryshuara të mëlçisë. Ai ka mbërritur në spital pak ditë më parë dhe pritet që sot të dalib rezultatet që mund të konfirmojnë rastin. Fëmija 4 vjeç është rasti i parë I regjistruar në Milano me këtë sëmundje.

Ky mund të jetë një rast i mundshëm i hepatitit akut i shkaktuar nga një shkak i panjohur. Dy pacientë të tjerë të rinj, për të cilët është konfirmuar sëmundja, të moshave gjashtë dhe njëmbëdhjetë, po trajtohen ende në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo (i dyti duhej t'i nënshtrohet transplantit të mëlçisë).

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 169 të mitur nga një muaj deri në 16 vjeç janë zbuluar në 12 vende të botës.

Ndërkohë dje  Profesoresha Silva Bino, gjatë një komunikimi të Komitetit të Ekspertëve me mediet bëri me dije se në Shqipëri nuk ka sinjalizime për këtë  hepatit.

Kush janë shenjat

Shenjat janë të vjella, diarre, anoreksi, këputje dhe zverdhje e lëkurës. Që në fillimet kur ka turbullime të traktit tretës të cilat nuk qetësohen, duhet të drejtohen te mjekët përkatës.

Ekspertët kanë thënë se rastet mund të jenë të lidhur me ndonjë virus që shpesh lidhet me ftohjet, mirëpo ende janë duke u bërë kërkime.

Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndoshë është diçka e rrallë.

Rastet e identifikuara janë më të pazakonshme sepse nuk janë të lidhura me asnjërin me llojeve të hepatitit – A,B,C,D dhe E.