Së shpejti mish dhe insekte të rritura në laborator, do ti konsumoni?
Sipas studimeve të fundit, ngrënia e mishit ose insekteve të rritur në laborator mund të çojë në kursime të mëdha në emetimet e karbonit dhe ujit, si dhe në përmirësimet në planetin tokë.
Sipas shkencëtarëve nëse konsumohen ushqime të tilla, presionet për rrezikshmërinë e planetit do të bien me 80%, krahasuar me dietën tipike evropiane.
Një mori ushqimesh laboratorike po zhvillohen me synimin për të ofruar ushqim të pasur me proteina dhe lëndë të tjera ushqyese.
Shkencëtarët në Finlandë studiuan profilin ushqyes të disa prej këtyre produkteve dhe konstatuan impaktin e madh tek elementët mjedisor, si: përdorimin e ujit, tokës dhe emetimet e mundshme të karbonit.
Zëvendësimi i mishit, qumështit dhe produkteve të tjera shtazore me ushqime alternative mund të zvogëlojë ndikimet negative në mjedis si dhe do të ofrojë një gamë më të pasur të lëndëve ushqyese , sesa një dietë e thjeshtë vegjetariane.
Ushqimet e reja që pritet të bëhen pjesë e dietave tona në vitet e ardhshme, mbështeten në metodat e teknologjisë së lartë për të "rritur" qelizat e kafshëve dhe bimëve.
Asaf Tzachor, profesor në Universitetin e Kembrixhit, i cili nuk ishte pjesë e ekipit hulumtues, tha se ndërsa këto janë gjetje "premtuese", mosgatishmëria e konsumatorëve për të ndryshuar dietën e tyre mund "të ngadalësojë këtë tranzicion aq shumë të nevojshëm".
Studime të shumta kanë treguar se lëvizja drejt një diete me bazë bimore ka përfitime si për shëndetin ashtu edhe për planetin.
