Obeziteti, “kërcënim” për fëmijët në vend
Obeziteti ose mbipesha, sidomos tek fëmijët është një fenomen që duket se po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas një raporti të OBSH-së të publikuar në vitin 2021, obeziteti në të gjithë botën është trefishuar, një raport ky tejet shqetësues. E ftuar ne emisionin “Jeto me orën” mjekja nutricioniste Jola Kaci na rrëfeu se përveç fëmijëve edhe të rriturit nuk tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre.
Mbipesha mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të vitit 2021. Ndërsa kur flasim për kequshqyerje kemi të bëjmë me ushqime jo të shëndetshme, moskonsumimi i vakteve të caktuara dhe ngrënia orar pa orar. Baza e një shëndeti te mire, kryesore është familja pasi ata duhet te kujdesen që te hanë ushqime të shëndetshme në mënyre që fëmija të bëjë të njëjtën gjë. Një tjetër gjë e rëndësishme është kalkulimi i raportit të peshës trupore me gjatësinë. Shpeshherë kemi hasur prindër që nuk e pranojnë që fëmija i tyre është i shëndoshë por ata shprehen duke thënë që janë të shëndetshëm dhe ndërkohë vazhdojnë edhe i ushqejnë më shumë se sa duhet duke e tepruar me masën.
Jola shprehet se “Në pacientët që unë trajtoj, rastet e të rinjve të cilët kanë arritur fazën e obezitetit, ndërsa rastet e fëmijëve janë më të pakta. Fëmijët e grupmoshave 8-9 vjeç janë më të predispozuar për mbipeshë, pasi duke qenë se janë të angazhuar me punë mund të jenë neglizhentë me fëmijët e tyre. Një tjetër rëndësi merr edhe konsumimi i vaktit të mëngjesit. Sipas statistikave të bëra fëmijët që e konsumojnë vaktin e mëngjesit janë më të sigurt dhe pesha e tyre është normale, ndërsa ato që nuk e konsumojnë janë më të predispozuar për të arritur në fazën e obezitetit.
E rëndësishme është të bëhet edhe kombinimi i ushqimeve. Disa ushqime të cilat nuk duhet të konsumohen janë fast-food-et, pijet energjike, ushqimet e skuqura, ushqimet me sheqer të shtuar etj
