Kurimi i gurëve në veshka te “Hygeia”
Në pjesën dërrmuese të rasteve, gurët në veshka kanë si bazë të formimit të tyre mënyrën e jetesës.
Konsumimi i tepruar i kripës, moskonsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve renditen si faktor risku.
Shefi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia, Spyridon Gouvalis, rendit pasojat që shkakton kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohë.
"Në rastet kur nuk trajtohet ne kohe kjo patologji mund të dëmtojë rëndë veshkën dhe mund te coje deri ne nefrektomi, pra heqjen e veshkes. Diagnostikimi i gurëve në veshka kryhet nëpërmjet ekografise apo skanerit, ky i fundit përcakton qartë vendndodhjen, përmasat dhe përmbajtjen e gurit."
Kirurgu grek tregon mënyrën se si trajtohet kjo patologji në spitalin Hygeia.
"Në spitalin Hygeia ekipi yne i mjekeve ofron te gjithe llojet e trajtimit te gureve ne veshka dhe perkatesisht, pas vleresimit paraprak qe ne bejme dhe ne varesi te avancimit te semundjes aplikohen trajtimet te tipit, terapi medikamentoze, Kirurgji, në rastet më të komplikuara, Uretersoskopi Uretero-laser Litotripsi – Trajtimi i gurëve me lazer."
Pacientët me gurë në veshka rekomandohet të bëjnë kontrolle të paktën dy herë në vit.
Për konsulta dhe trajtime të specializuara mjekun grek, Spyridon Gouvalis, e gjeni në spitalin Hygeia.