Eurovizion, koreografia e Ronela Hajatit nuk do të ndryshojë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 11:21
Ronela Hajati nuk do të ndryshojë koreografinë e performancës së saj në Festivalin e Eurovizion.
Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit të medias pranë këngëtares.
Menjëherë pas heqjes së fotove të provës shqiptare në faqen zyrtare të Eurovision në Instagram, në fillim të kësaj jave dhe pyetjeve nëse Ronela do të duhej të ndryshonte performancën e saj, zyra e shtypit ka konfirmuar se performanca shqiptare do të mbetet e njëjtë edhe për netët live të Eurovizionit.
Koreografia e këngëtares bëri bujë në rrjet dhe u konsiderua mjaft provokuese nga shikuesit.