Hoxha kënaqet me lëpirëse në xhami, këshillon besimtarët Bëni gjërat që ju kënaqin shpirtin

Videoja e hoxhë Halil Avdulli, imam në xhaminë shqiptare në Kantonin e Glarusit në Zvicër, është bërë virale mes shqiptarisë për shkak të një ligjërate të pazakontë mbajtur për Fitër Bajram.

Gjatë fjalës së tij ai i këshillon besimtarët të ndryshojnë rutinën dhe të bëjnë atë që i bën të ndihen sa më mirë. Vetë si shembull sjell vendosjen e plisit në kokë apo të lëpirëses, të cilën e pëlqente shumë kur ishte fëmijë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

A din kur kënaqet njeriu? Për tu kënaqur duhet të bësh diçka që ju kënaq shpirtin juve, thyeni rutinën, veç të mos jetë haram" i këshillon ai besimtarët duke i kujtuar se secila familje ka traditën e vet të gëzimit.

Për Bajram për tu kënaqur fort duhet të bësh diçka që ke bërë kur ke qenë fëmijë, thotë ai dhe nxjerr lëpirësen dhe e lëpin.   

Ligjërata është publikuar mbrëmë në faqen zyrtare të imamit Avdulli.