Atentati ndaj Planajt, policia ngre pika kontrolli në hyrje-daljet e Shkodrës për të kapur autorët

Policia e Shkodër ka dhënë detajet e para lidhur me atentatin ndaj Dedë Planaj mbrëmjen e sotme në lagjen "Dobraç".

Kështu, blutë e shkodrës bëjnë me dije se Planaj është qëlluar në rrethana të paqarta akoma, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç" Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve." - njofton policia. 

Dedë Planaj është një person i afërm i Bardhok Planaj, i njohur ndryshe si Kumbari i Shkodër i cili u vra një vit më parë pothuajse në të njëjtën vend.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.