Papa Françesku nuk mund të ecë

Papa Francesku kohët e fundit ka pasur sërish shqetësime shëndetësore.

Mësohet se ai u ka thënë pelegrinëve gjatë takimit të së mërkurës, se nuk mund të qëndronte dot në këmbë pasi gjuri i tij nuk ishte shëruar akoma.

85 vjeçari u tha të pranishmëve se gjendja e tij shëndetësore po e kufizonte mjaft në lëvizshmërinë e tij.

"Ju kërkoj ndjesë nëse do më duhet t'ju përshëndes ulur, pasi nuk mund të qëndroj në këmbë për shumë gjatë për shkak të gjurit. Ju lutem më falni për këtë", tha Papa.

Papa Francesku mbërriti në audiencën e përgjithshme i ulur me një "papëmobil" të bardhë, i cili kalonte mes pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

Ai ka disa vite që vuan nga një ligament i dëmtuar i gjurit të djathë, por vitin e fundit është përkeqësuar më shumë.

"Thonë se kjo u ndodh vetëm të moshuarve dhe nuk e di pse më ka ndodhur mua...", ka thënë ndër të tjera ai me shaka.