Kjo është fytyra e "Fantazmës së Kiev". Ukraina konfirmon vdekjen e tij. Ja kush ishte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2022, 13:21
"Fantazma e Kievit", piloti misterioz që në fillim të luftës u quajt heroi ukrainas për rrëzimin e të paktën 40 avionëve rusë (gjashtë prej tyre tashmë në ditën e parë të luftës), vdiq më 13 mars.
Lajmi i zhdukjes së tij, u publikua por më pas u përgënjeshtrua dhe sot është konfirmuar nga autoritetet ukrainase, të cilat kanë zbuluar edhe identitetin e pilotit: bëhet fjalë për major Stepan Tarabalka.
Lajmin për rrëzimin e “Fantazmës" e ka dhënë “Times”, për të cilën burime ukrainase zbuluan se Tarabalka, babai i një fëmije, u qëllua gjatë një sulmi ajror
Sipas gazetës londineze, e cila citonte anëtarët e familjes, pilotit iu dha pas vdekjes titulli Hero i Ukrainës.
