Një i vdekur pas sulmeve me raketa ruse në Kiev, trupi gjendet nën rrënoja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 12:53
Një person ka vdekur pas sulmit të djeshëm, 28 prill me raketa ruse në Kiev, tha kryebashkiaku i qytetit.
Në një postim në kanalin e tij Telegram, Vitali Klitschko tha se shpëtimtarët kishin gjetur një trup ndërsa po kërkonin nëpër rrënojat e një ndërtese banimi që u godit nga një raketë në lagjen Shevchenkivsky.
Sulmet u zhvilluan ndërsa shefi i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ishte në kryeqytet për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Zelensky akuzoi Rusinë se po përpiqet të poshtërojë OKB-në.
Rusia nuk ka komentuar mbi incidentin, shkruan BBC.
