Ministri rus: Në një luftë bërthamore nuk mund të ketë një “fitues”

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se një luftë bërthamore nuk mund të ketë kurrë një “fitues”.
Sipas mediave të huaja, ai u ka kërkuar vendeve që këtë gjë ta ken parasysh.
I pyetur nëse ushtria ruse dëshiron kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore për të krijuar një korridor tokësor për në Krime, Lavrov tha, “mjetet ushtarake për të arritur qëllimet e Rusisë nuk janë të diskutueshme për mua”.
Ai tha se lufta do të mbarojë kur Rusia të përmbushë qëllimet.
“Lufta do të përfundojë kur qëllimet që sapo ju përshkrova të jenë përmbushur.”
Lavrov gjithashtu foli dhe presionin e sanksioneve nga qeveritë perëndimore ndaj Rusisë.
Horoskopi 30 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
30 Prill, 07:47
“Ata nuk e dinë historinë. Rusia është sanksionuar gjithmonë. Ky zemërim i fundit dhe vala e sanksioneve kanë treguar fytyrën e vërtetë të Perëndimit, të besosh se Putin do të kërkojë falje është e pamundur,” tha ai.
Ndër të tjera ai tha se heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë është pjesë e negociatave të paqes midis Moskës dhe Ukrainës , të cilat “nuk po shkojnë siç duhet”.
“Ne jemi në favor të vazhdimit të negociatave, megjithëse ato nuk po shkojnë mirë”, shtoi Lavrov.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka insistuar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë duhet të forcohen dhe mos të jenë pjesë e negociatave.

