Ekuadori shpall gjendjen e emergjencës në tre provinca, shkak rritja e krimeve

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në tre provinca perëndimore për shkak të rritjes së vrasjeve dhe krimeve të lidhura me bandat.

Lasso shkroi në rrjetin e tij social Twitter se do të vendoset një shtetrrethim dhe mijëra ushtarë e oficerë policie do të dërgohen në Guayas, Manabí dhe Esmeraldas për të vendosur paqen dhe rendin. Ai tha se 4,000 oficerë policie dhe 5,000 trupa nga forcat e armatosura të Ekuadorit do të vendosen në këto tre provinca.

Presidenti Lasso për problemet e krimit të Ekuadorit, thotë se shkak është trafikimi i drogës.

 Vendi i Andeve përdoret si një rrugë tranziti për kokainën e kontrabanduar nga Peruja dhe Kolumbia fqinje, dhe kartelet e fuqishme meksikane të drogës thuhet se veprojnë përmes bandave lokale.

Ekuador ka parë gjithashtu trazirat më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e tij, të cilat tronditën vendin dhe ekspozuan fuqinë e bandave që vepronin në burgjet e këtij vendi. Në shtator, rreth 119 të burgosur u vranë në një burg në Guayaquil. Më pak se dy muaj më vonë, të paktën 68 të burgosur vdiqën në të njëjtin burg./ BBC/