Rikthehet Covid? Kina në karantinë, regjistron numrin më të lartë të rasteve prej 2020
Një rritje e lehtë e rasteve pozitive me Covid-19 ka futur në alarm qeverinë kineze e cila ka urdhëruar testimin masiv të qytetarëve si dhe futjes në karantinë të banorëve në metropolet kryesore. Kufizimet kanë sjellë pengesa në zinxhirin e furnizimeve me mallra në një kohë kur bota përballet edhe me krizën në Ukrainë.
Kina ka nisur një politikë të ashpër Covid-zero pas rritjes së numrit të rasteve pozitive ditëve të fundit.
Në metropolet kryesore ka nisur testimi masiv me detyrim i çdo qytetari.
Qyteti i Ganzhou ka anuluar qindra fluturime duke nisur testimin e të paktën 5,6 milionë njerëzve të dyshuar si mbartës të virusit.
Kina po përballet me shpërthimin e saj më të keq që nga kulmi i valës së parë në fillim të vitit 2020, me Shangain lindor që regjistron dhjetëra vdekje ditore.
Ndërsa qyteti është futur në lockdown total, nuk kanë munguar as protestat nga shtëpia.
Banorët janë organizuar nga apartamentet e tyre dhe kanë goditur tenxheret në shenjë proteste kundër ndalimit të daljes nga shtëpitë.
Kufizimet e përhapura të virusit - duke përfshirë një bllokim njëjavor të pothuajse të gjithë 25 milionë banorëve të Shangait - kanë dëmtuar ekonominë, duke shkaktuar ngarkesë në portin më të ngarkuar të kontejnerëve në botë, një nyje kyçe në zinxhirin global të furnizimit.
Ndërkohë, qendra e teknologjisë e Hangzhou pranë Shangait të mërkurën vonë urdhëroi 9.4 milionë banorë në qendër të qytetit që të testohen çdo 48 orë për Covid-19 nëse duan të kenë akses në hapësirat dhe transportin publik.
Sipas qeverisë së shtetit komunist qëllimi i tyre është zhdukja e virusit, duke ngritur frikën e kufizimeve të mëtejshme.
Kina raportoi 11,367 infeksione të reja të enjten, një raport i vogël ditor krahasuar me shumicën e ekonomive të mëdha globale, por mjaftueshëm për të tronditur autoritetet në vendin ku koronavirusi u zbulua për herë të parë në fund të 2019.

