Zelenski është gati të takohet me Putin
Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për të zhvilluar bisedime me homologun rus, Vladimir Putin pavarësisht mizorive që rusët kanë kryer në Ukrainë.
Zelenski:"Jam ende gati për bisedime, pavarësisht masakrave ruse në Buça e Mariupol apo në qytete të tjera ukrainase. Putin është i vetmi që vendos gjithçka në Rusi ndaj është e nevojshme që ta takoj".
Në një intervistë për mediat polake, lideri ukrainas tha se ekziston rreziku i prishjes së negociatave për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në Ukrainë.
Presidenti shtoi se nëse ka një shans të vetëm për të zgjidhur krizën, atëherë palët duhet të ulen dhe të bisedojnë.
Në një deklaratë pak ditë më parë, Zelenski u shpreh se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt, pasi rrezikohet siguria ushqimore në botë.
Presidenti i Indonezisë Joko Widodo, i cili është edhe kryetari aktual i G20-s, tha se presidenti Zelenski dhe Putin kishin rënë dakord që të marrin pjesë në samitin e G20 që do të mbahet në Bali në nëntor.
