Lderi i Koresë së Verit paralajmëron sërish: Do të përdorim armë bërthamore
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka paralajmëruar se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore në rast të një kërcënimi të mundshëm.
Një deklaratë e tillë erdhi pas organizimit të një parade ushtarake masive këtë javë. Në paradë u shfaqën rraketa balistike ndërkontinentale, që mund të shkojnë deri në SHBA, dhe lloje të ndryshme rraketash me karburant të ngurtë e rreze të shkurtër, që përbëjnë kërcënim për vendet fqinje Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane e Veriut raportoi se Presidenti kishte garantuar që do të vazhdojnë zhvillimin e armëve nukleare duke parandaluar të gjitha lëvizjet kërcënuese e të rrezikshme për vendin.
Ndër të tjera lideri koreanoverior theksoi se ata nuk do të kufizohen vetëm në misionin e parandalimit të luftës, në një kohë ku vendi përballet me kërcënime të intersave të tij themelorë nga SHBA dhe Seuli.
Ky kërcënim për të mbrojtur "interesat themelore" të përcaktuara në mënyrë të paqartë të vendit të tij mund të përbëjë një shqetësim të madh për Korenë e Jugut, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, thonë ekspertët.
Koreja e Veriut kreu 13 testime rraketash në 2022, përfshirë këtu dhe testin e parë të plotë të një rreze ICBM që nga 2017. Informacione ka gjithashtu dhe për rindërtimin e tuneleve bërthamore që u përdorën për herë të fundit në testimet e 2017.
