Putin planifikon të konfiskojë ushqime nga Ukraina jugore për të mbushur raftet bosh të Rusisë

Rusia planifikon të konfiskojë ushqimin nga zona e luftës për të mbushur raftet e saj bosh pas sanksioneve perëndimore që kanë shkaktuar mungesa të mëdha të ne nevojave themelore.

Plani sekret e Presidentit rus, sipas Daily Mail, është zbuluar nga një deputet lokal rus, zëdhënës i Kremlinit. Vladislav Ziryanov kryeson komitetin e bujqësisë në asamblenë rajonale të Krasnoyarsk në Siberi.

Deputeti vendas rus e përshkroi lëvizjen e Presidentit Putin si "të justifikuar ekonomikisht pasi nuk ka më asnjë  furnizues farërash dhe plehrash në tregun rus".

Plani i Putinit për të marrë ushqime nga zonat e pushtuara të Ukrainës për të përmbushur nevojat e  Rusisë është zbuluar gabimisht.

Në parlamentin lokal të Krasnoyarsk në Siberi - që ndjek me besnikëri vijën e Kremlinit - deputeti rus  tha se Moska do të konfiskojë të korrat bujqësore të Ukrainës për të mbushur boshllëqet e krijuara në Rusi.

Ai tha se Kremlini dëshiron të rrisë vëllimin e furnizimeve për konsumatorët rusë duke transportuar ushqime nga Ukraina jugore, e cila tani është nën kontrollin rus.

Me një skenar të tillë do të ringjallej tmerri i "Golodomor", shkruan Daily Mail duke iu referuar “Urisë së Madhe të Ukrainës”, në vitet 1932 dhe 1933. Gjatë kësaj periudhe humbën jetën më shumë se 4 milionë njerëz