Di Caprio, fushatë kundër presidentit Bolsonaro
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro i është përgjigjur me ironi yllit të filmit Leonardo Di Caprio, i cili u ka bërë thirrje të rinjve brazilianë që të votojnë kundër kreut aktual të shtetit në 2 tetor.
DiCaprio, i cili është një kritik i vjetër mjedisor ndaj presidentit Bolsonaro shkroi në Twitter se Brazili është shtëpia e pyllit të Amazonës dhe ekosistemeve të tjera kritike për ndryshimin e klimës dhe u vendosi të rinjve një link për t’u regjistruar në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Presidenti Bolsonaro iu përgjigj me një mesazh ironik duke e falënderuar aktorin gjoja pwr mbështetjen.
Faleminderit për mbështetjen tuaj Leo. Është vërtet e rëndësishme që çdo brazilian të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Njerëzit do të vendosin nëse duan të mbajnë sovranitetin e tyre në Amazonë apo të qeverisen nga hajdutët që u shërbejnë interesave të huaja.
Presidenti i krahut të djathtë më pas bëri një goditje tjetër, duke publikuar një prej postimeve të Di Caprios në Instagram, për të cilën tha se Di Caprio kishte përdorur një foto të 2003 për të ilustruar zjarret që shpërthyen në Amazonë në 2019.
Bolsonaro: Meqë ra fjala, fotografia që keni postuar për të folur për zjarret në Amazonë në vitin 2019, është e vitit 2003. Ka njerëz që duan të arrestojnë qytetarë brazilianë që bëjnë këtë lloj gabimi këtu në vendin tonë. Por unë jam kundër kësaj ideje tiranike. Kështu që unë të kam falur, përqafime nga Brazili.
Di Caprio ka mbështetur më parë thirrjet e grupeve mjedisore që kërkonin që të gjitha investimet në Brazil të kushtëzohen për të ruajtur pyllin tropikal të Amazonës, i përshkruar shpesh si mushkëria e planetit.
Përpjekjet dështuan pasi Bolsonaro i refuzoi iniciativat e aktivistëve për shkelje të sovranitetit.
Miratimi i brazilianëve për liderin e së djathtës ekstreme kanë rënë pas fillimit të pandemisë, pasi Brazili u bë një nga vendet më të goditura në botë.
Bolsonaro rifitoi simpatinë e votuesve muajt e fundit, megjithëse sondazhet tregojnë se ai është ende pas rivalit të tij të majtë, Luiz Inasio Lula da Silva.