ShBA beson se shërbimi sekret rus fshihet pas sulmit të gazetarit fitues të çmimit Nobel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2022, 11:40
Inteligjenca amerikane beson se Rusia fshihet pas sulmit të ndodhur këtë muaj (prill), të gazetarit Dmitry Muratov.
Muratov, fituesi i çmimit Nobel për paqen, është gjithashtu redaktor i gazetës investigative Novara, informon Al Jazeera.
Gjatë udhëtimit me trenin e linjës Moskë-Samara ai u sulmua nga një person me një kovë boje të kuqe brenda së cilës kishte açeton.
"Këtë e ke nga djemtë tanë", ishte mesazhi që agresori i tha gjatë sulmit.
Pas kësaj gazetari postoi një foto, i bërë me bojë në fytyrë, qafë e duar duke thënë se kishte djegie për shkak të
acetonit.
Pas ngjarjes, gazeta New York Times dhe Washington Post shkruanin se inteligjenca ruse kishte planifikuar sulmin e gazetari.
