Panik në aeroportin e Izraelit, familja amerikane në check -in me predhë të pashpërthyer në valixhe/ Shikoni videon

Panik në aeroportin e  Izraelit. Në valixhe gjendet një predhë e pashpërthyer.

Një familje amerikane ka shkaktuar panik në aeroportin kombëtar "Ben Gurion" të Izraelit, pasi në pikën e kontrollit u shfaq me një predhë të pashpërthyer në valixhe.

Sipas autoriteteteve familja e kishte marrë predhën gjatë një vizite në kodrat e  Golan, një zonë luftimi mes Izraelit dhe Sirisë. Ata e kishin futur predhën në valixhe me shpresën për ta marrë me vete në SHBA.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në videon e publikuar shihen njerëz që vrapojnë të alarmuar nga frika e një shpërthimi të mundshëm.

Pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të situatës, familja u lejua të vazhdonte fluturimin.

Kodrat e Golanit u pushtuan nga Izreli gjatë luftës 6 ditore në 1967 dhe mbetjet e konfliktit gjenden ende në zonë.