Sulmohet Policia e Kosovës në veri, të shtënat erdhën nga territori serb
Automjetet e Policisë së Kosovës janë qëlluar 4 herë brenda tre ditësh nga persona të panjohur në veri të vendit, në aksin Mitrovicë-Zubin Potok.
Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla forcat policore të vendit janë sulmuar me granata e kallashnikov mëngjesin e së premtes, ndërsa po shkonin për të marrë turnin për në doganën e Brnjakut dhe pika të tjera kufitare.
Ministri Sveçla tha se përpara sulmit me kallashnikov në rrugën kryesore janë vendosur iriqë metalikë me qëllim pamundësimin e punës së policëve kufitarë.
Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dyshon se sulmet kanë ardhur nga territori i Serbisë, ndërsa thotë se policët nuk kanë pësuar lëndime për shkak të mjeteve të blinduara.
Diku rreth 30 fishekë, që dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga territori i republikës së Serbisë.Gjuatjet kanë ndodhur në distancë 200 – 300 metra afër patrullës.
Mehmeti thotë se sipas sulmeve me kallashnikov, autorët kanë qëlluar për t’i vrarë policët e Kosovës por
"Fatmirësisht xhami ka qenë i blinduar dhe polici ka shpëtuar' u shpreh ai.
