Dikush i vjedh atletët këngëtarit Gold Ag te hyrja e banesës, këngëtari publikon pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 16:10
Këngëtari Gold Ag ka publikuar pamje të një personi i cili i ka vjedhur atletët para derës së banesës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, këngëtari bëri me dije nuk donte t’i postonte videot, por tha se mund të jetë e nevojshme për të tjerët se dikush mund t’i ketë vetëm një palë.
Postimi i Gold AG: Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat. Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë. Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef, ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku. Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

