Po rrënojnë dhe historinë, kërkohet restaurimi i ndërtesës 200-vjeçare në Krujë që dëshmon jetesën e shqiptarëve
Një banesë 200 vjeçare në Krujë, pasqyron arkitekturën e hërshme të ndërtimit dhe stilin e veçantë. Që pas tërmetit të vitit 2019 objekti rrezikon të shkatërrohet prandaj pronarët e saj të moshuar apelojnë për rikonstruksionin e banesës me qëllim që vlerat e saj të mos humbin.
Kjo ndërtesë dykatëshe konsiderohet si një nga ndërtimet më të hershmet në Krujë.
Muret e brendshme të ndërtetës vlerësohen se kanë ngjyrat dhe dizajnin mbi 200 vjeçar që pasqyrojnë.
Shtëpia është pronë e Gani Kuqit, një ndër fiset krutane më të vjetra. Nga familja këtu jeton vetëm njëra prej trashëgimtarëve, Lirija.
Sëbashku me të i shoqi Xhevat Gjana tregon veçantinë e arkitekturës së saj.
"Këtu sapo vjen një njeri e kuptkn si ka jetuar një krutan para 200 vjetëve. Është me avlli, tualet jashtë, me pus në oborr, dy dyer, e madhe dhe e vogël, dhoma dhe sallone."
Ndërtesa vizitohet shpesh nga turistët, por edhe nga studentët e historisë.
"Kanë ardhur vazhdimisht turistë, kosovarë, studentët e historisë vijnë shumë."
Objekti ka nevojë për restaurime duke qenë se pas tërmetit ka pësuar dëmtime.
Xhevati kërkon që të merren masa për ruajtjen e ndërtesës e e cila mbart vlera të trashëgimisë kulturore e që do ti shërbejë brezave në vijim.
"Duhet të vihet dorë që kjo godinë ti mbetet Krujës, trashëgimtarëve."
Sipas tij, historia 200 vjeçare e shtëpisë nuk duhet të humbasë ndaj kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Kulturës.
