Të papërgatitur për sezonin, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë rihapjen e aplikimeve për licencat e bareve

Në Vlorë operatorët turistikë kërkojnë rihapjen e aplikimeve për licencat e bareve në plazhe. Ata thonë se për shkak të dokumentacioneve të shumta nuk ja kanë dalë të aplikojnë në kohë.

"Është mbyllur koha e aplikimit dhe kërkojmë të rihapet përsëri aplikimi për marrjen e parave të plazhit."

Sezoni turistik është në prag, por operatorët thonë se ende nuk janë gati. Në bregdet ka probleme me energjinë dhe inertetet e papastruara.

"Në Radhimë problematike është energjia elektrike, kërkojmë të bëhet pastrimi i interteve ose të japin leje që subjektet private ti pastrojnë vetë".

Një tjetër vështirësi që ndeshin është edhe mungesa e personelit. E kanë të vështirë të plotësojnë stafin me punonjës.

"Kemi problem të madh personeli, në këtë kohë vështirë që gjejmë kamarierë apo personel."

Për të lehtësuar lëvizjen e turistëve por edhe punonjësve të këtij këtij sektori operatorët kërkojnë vendosjen e linjave të transportit urban.