Ju flet Moska-Me furnizimin me armë të Ukrainës nga Kuçova, na duhet mbrojtje antiraketore
Lufta në Ukrainë dhe baza ajrore e NATO-s në Kuçovë ishi në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Në gusht të vitit 2018, në muajin e pushimeve, kryeministri Rama njoftoi se do të ndërtohej baza e Kuçovës me kontributin e NATO-s dhe qeverisë shqiptare dhe puna do të fillonte menjëherë. Fillimi i punimeve u shty deri në janar 2022 dhe nuk mund të mos bjerë në sy fakti se fillimi i punimeve të ndërtimit të bazës ajrore moderne përkon me fillimin e luftës në Ukrainë. Lufta nisi në shkurt të 2022 por SHBA me vetë presidentin Biden, shtetet kryesore të NATO-s e kishin paralajmëruar fillimin e luftës që prej disa muajsh. Kryeministri Rama kur njoftoi projektin për ndërtimin e bazës në 2018 tha se kjo është baza e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe do të shërbejë për furnizime, trajnime. Furnizimet ajrore janë të shtrenjta dhe bëhen për gjëra emergjente. Duket se baza do të shërbejë për tranzit. Lufta në Ukrainë parashikohej të zgjaste. Pikërisht sot kryeministri britanik ka thënë se lufta do të zgjasë deri në fund të vitit 2023. Me shumë gjasa ka mundësi të zgjasë edhe më shumë. Rusia kërkon ta boshatisë Ukrainën nga ukrainasit dhe ti mbetet territori.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit