Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë, Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit
Edhe besimtarët ortodoksë të qytetit të Beratit kanë kremtuar sot të Premten e Zezë,e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.
Riteve të organizuara në Katedralen e “Shën Dhimitrit” ju janë bashkuan qindra besimtarë ortodoksë beratas, që u bënë pjesë e këtij rituali,që simbolizon varrin e Krishtit.
Kanë qënë At Johan Qako dhe At Petraq Simsia ata që kanë drejtuar edhe ritet fetare në Katedralen e “Shën Dhimitrit”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.
Pas kryerjes së shërbesës së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit, At Johan Qako dhe At Petraq Simsia kanë kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Katedrales së Shën Dhimitrit për disa minuta e më pas është kapërcyer nga besimtarët.
Pas përfundimit të riteve fetare, Epitafi, i shoqëruar nga besimtarët ortodoksë, ka përshkruar shëtitoren e qytetit, një ritual ky i përvitshëm në qytetin e Beratit.
E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.
E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve, ku ceremonitë fetare mbahen si çdo vit në Katedralen e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit të Beratit.
Në Elbasan metropoliti hirësia e tij Andoni drejtoi ritet fetare në Kishën “Shënkolli ”, ku besimtarët janë lutur për shëndet, mirësi dhe lumturi.
Pas kryerjes së shërbesën së mbrëmjes së të Premtes së Zezë, që për besimtarët ortodoks shënon vdekjen e Jezu Krishtit.
Metropoliti Andoni ka kryer edhe ritualin e Epitafit, që fillimisht ka shëtitur përreth oborrit të Kishes Shenkollit.
Pas përfundimit të riteve fetare besimtarët ortodoksë, kanë përshkruar rrugen Thoma Kalefi deri në qendër të qytetit, një ritual ky i përvitshëm.
