Pashkët kthejnë emigrantët, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

Me autobusë, makina private por edhe në këmbë, qindra shqiptarë që jetojnë në Greqi iu drejtuan Kapshticës këtë të premte.

Pashkët Ortodokse, kanë risjellë në vendlindje emigrantët shqiptarë.

Pala greke dhe ajo shqiptare në doganë kanë punuar me kapacitete të plota, ndërsa emigrantët thanë se nuk kanë hasur vështirësi në kalimin e kufirit.

“Shumë lehtë dhe shumë mirë, s’kishim asnjë problem. Ishim dhe para vitit të ri.”

"Mirë duket po radha vazhdon ende. Nuk është përmirësuar akoma."

Fluks emigrantësh kishte edhe në pikën kufitare të Kakavijës.

Qindra shqiptarë në përmes kësaj pike kufitare të premten për të kaluar festën,

Në doganën e Kapshticës po punohet me kapacitet të plotë me 7 sportele, 5 në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa Përgjatë ditës së enjte në vendin tonë nga pika kufitare e Kapshticës kane hyre 5866 shtetas dhe kane dale 1893 shtatas.Ndërsa po të enjten nga Kakavija kanë  hyrë 5867 qytetarë dhe kanë dalë 2639.