Rama sfidon Tabakun, pi ujë nga çezma e tualetit: Gëzuar Jorida, për të mira

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar Jorida Tabaku, pas debatit të fortë në Kuvend, në lidhje me konsumimin e ujit të pijshëm në çezmat e shtëpive në Tiranë.

Pas komenteve të deputetes Tabaku e cila tha se uji në Tiranë nuk është i pijshëm, kryeministri Rama tha se apo të shkoi në shtëpi do të pijë ujë nga çezma dhe videon do e postojë në rrjetin social “Tik-Tok”.

“Sa nga depuetët këtu e pinë ujin nga çezma, nga rubineti”- tha Jorida Tabaku

"Me të kthyer në shtëpi do të pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm, që nëse Tabaku do më pres në shtëpinë e saj të pi një gotë ujë nga çezma, do e bejë video dhe do e hedh në ‘Tik Tok.’"- u shpreh Rama në Kuvend.

Deklaratën e dhënë një ditë më parë Rama e ka bërë realitet. Pikërisht në rrjetin social “Tik Tok” kreu i qeverisë ka postuar video duke pirë ujë çezmeje nga tualeti i shtëpisë së tij.

“Sa i mirë. Ti Jorida duhet të pish uji çezme. Gëzuar, Jorida pë të mira.”

@ediramatiktok

Gëzuar Jorida pi uj Tirone????????????

♬ original sound - EdiRamaTikTok