PD në Apel, Kaso: Do vëmë para përgjergjësisë personat e përfshirë në këtë histori, përfshirë gjyqtarët

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, e konsideroi  nul vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, për të marrë në shqyrtimin ankimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

Sipas tij, vendimi i sotëm i gjyqtares Blerina Muça jo vetëm që është i atakushëm, por është një vendim i marrë në kundërshtim me dispozitat e ligjit.

Ai paralajmëroi se do ta ndjekin në rrugë ligjore këtë çështje për vënien para përgjegjësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë histori, përfshirë dhe gjyqtarët.

Kaso: Të njëjtës problematikë analoge, faktit nëse legjitimohet pala e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj apo jo të bëjë kërkesa proceduriale dhe të jetë pjesë në proces i ka dhënë përgjigje se nuk legjitimohet dhe nuk janë palë në proces. Bukuria e këtij vendimi të cilin ja kemi vënë në dispozicion gjykatës është se ky vendim është pranuar dhe vetë nga pala e cila sot pretendon se ka të drejtë të bëjë ankimin. Fakti se nuk kemi dalë të kërcënojmë gjyqtarët me konferenca shtypi para marrjes së vendimit ashtu sikundër pala tjetër ka bërë nuk do të thotë në asnjë mënyrë se ne nuk do të ndjekim të gjithë rrugët ligjore për vënien para përgjegjësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë histori, përfshirë dhe gjyqtarët.