“Kam komunikuar me Berishën”, Mediu: PD duhet të jetë një parti e unifikuar me qëndrim të prerë
Kryetari i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, tha se u futën në aleancë me Sali Berishën pasi nuk kishin asnjë formulë tjetër.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, Mediu tha se ka kontaktuar me Berishën përsa i përket situatës politiken PD, ndërsa shtoi se kjo e fundit duhet të jetë një parti e unifikuar.
Fatmir Mediu: Ne nuk kishim asnjë formulë tjetër, përveç se të kishim një bashkëpunim elektoral. Kam kontaktuar me të gjithë aktorët dhe me Berishën përsa i përket situatës dhe problemet e ndryshme dhe ajo që unë ndaj në bindjen time personale është se PD duhet të jetë një parti unifikuar, një parti me qëndrim të saktë dhe të prerë, përsa i përket të ardhmes saj politike.
E rëndësishme është që të ketë një parti demokratike të organizuar. E rëndësishme është që t’i japim qytetarëve shqiptarë një qeverisje pa probleme me autoritete të cilat mund ta ndryshojnë këtë situatë të papranueshme , të bëjnë të mundur rikthimin e shpresës në Shqipëri. Po ashtu të kenë mundësi që vlerësohet jo vetëm historiku po dhe ardhmja e PD-së dhe e opozitës shqiptare dhe për më tepër ndërtimi i partneritetit shumë të rëndësishëm më të gjithë partnerët ndërkombëtarë.
Ndër të tjera Mediu tha se PD ka qenë frymëzuese e marrëdhënieve me SHBA.
Përgatiti Anila Kolgjini.
