Qëndruan dy orë në det të hapur, pasagjerët: U sëmur motra s’kishte doktor. Në traget s'ka as ushqim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 18:46
Pasagjerët të cilët kanë zbritur në porti e Vlorës, pas dy orësh që qëndruan në det të hapur për shkak të motit të keq, janë shprehur se udhëtimi ishte shumë i vështirë.
Për mikrofonin e Ora News, një prej pasagjereve tha se brenda tragetit nuk ka as doktor, dhe as ushqime. Sipas saj kjo gjendje duhet të shikohet, duke qenë se pasagjerët edhe mund të sëmuren gjatë udhëtimit.
“Nuk ka asnjë doktor në traget, kisha motrën sëmurë. U lodhëm shumë, nuk kishte as ushqime brenda tragetit. Duhet të shikohet kjo gjendje.”
“Kemi hipur në orën 9:00, udhëtimi ishte shumë i lodhshëm.”- u shprehën ata
