Moti i keq anulon ardhjen e tragetit nga Ankona në Durrës

Erërat e forta dhe dallgëzimi deri në 7 ballë kanë penguar ardhjen e tragetit A F Marina nga Ankona në Durrës.

Trageti që duhej të arrinte në portin e Durrësit rreth orës 11.00 të paradites së sotme, pritet të arrijë ditë e nesërme rreth orës 03.00.

Duke qenë se tashme për arsye të fluksit të pasagjereve prej  pashëve ortodokse, ky traget do niset drejt portit të Barit rreth orës 11.00 konfirmojnë burime nga Kapiteneria.

Nesër rreth orës 06.00 pritet që forca e detit të bjerë.