As “Task forca” nuk ndal dot betonieret, lëvizin në mes të ditës në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 16:35
Betonieret vijojnë të lëvizin lirshëm në kryeqytet në mes të ditës duke rënduar trafikun e duke shkaktuar ndotje të shtuar.
Orari për lëvizjen e këtyre mjeteve është i përcaktuar me ligj dhe në kodin rrugor, herët në mëngjes dhe gjatë natës, por duket se rregullat kanë mbetur në letër në qytetin e Tiranës.
Në fillim të marsit të këtij viti policia rrugore dhe drejtoria e transportit njoftuan krijimin e një task-force në bashkëpunim mes tyre për evidetimin e shkeljeve të qarkullimit dhe disiplinimin e lëvizjes së mjeteve të rënda brenda qyteteve, ndërkohë që në Tiranë lejimi i betoniereve ka rënduar ndotjen dhe trafikun.
