E sfidoi duke pirë ujë nga çezma, reagon Tabaku: Pse bashkia blenë 200 mijë euro ujë të pijshëm në vit për stafin?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e sfidoi duke pirë ujë nga çezma e tualetit të shtëpisë së tij.

 Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tabaku thotë se Rama bën propagandë, pasi sipas saj, nëse do të kishte ujë 24 orë në Tiranë, bashkia nuk do të blint 200,000 euro ujë të pijshëm në vit për stafin.

“Lodhet ER me propagandë, ja prish filmin EV! Kur qenka uji 24 orë në cdo familje tiranse pse Bashkia Tiranë ble 200,000 Euro ujë të pijshëm në vit për stafin e Bashkisë?”, shkruan Tabaku, ndërsa ka publikuar gjithashtu edhe dokumentin.

 

E sfidoi duke pirë ujë nga çezma, reagon Tabaku: Pse bashkia

 

Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur premtimit që bëri në ‘foltore’ duke pirë ujë nga çezma ndërkohë që videon e postoi në rrjetin social ‘Tik Tok’.