Shpërndanin drogë në Korçë, gjykata mbyll në qeli 24 të arrestuarit. 7 në kërkim, 70 nën hetim

Gjykata e Korçës rikonfirmoi masën e sigurisë arrest me burg për të 24 të arrestuarit për shpërndarje të drogës. 7 persona të tjerë janë në kërkim ndërsa 70 ende po hetohen për këtë veprimtari.

24 të arrestuarit e operacionit “Knock down” në Korçë mbetën në qeli.

Në një seancë maratonë me dyer të mbyllura gjykata rikonfirmoi për ta masën e sigurisë "arrest me burg".

Prokuroria mësohet se paraqiti para togave të zeza një pjesë të provave kundrejt të pandehurve, të cilat mjaftuan për ti mbullur në burg të gjithë të dyshuarit.

E njëjta masë sigurie u dha në mungesë edhe për 7 personat e shpallur në kërkim në të kaudër të një njëjtit operacion.

Të gjithë akuzohet për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Sipas dosjes hetimore, 33 personat në këtë çështje trafikonin dhe shpërndanin lëndë narkotike si kanabis, heroinë e kokainë.

Aktivitetin kriminal ata e ushtronin kryesisht në qytetin e Korçës, por dhe qytetet të tjera në juglindje.

Të përfshirë dyshohen edhe 70 persona të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Mes tyre sipas burimeve ka dhe disa punonjës policie, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera arrestime.