Brenda xhamisë së Namazgjasë, do të hapë dyert për besimtarët për Bajram
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2022, 15:54
Punimet në xhaminë e "Namazgjasë” janë drejt fundit. Ajo do të jetë gati për të pritur besimtarët për Bajram.
Në inaugurimin e saj pritet të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
Xhamia e Namazgjasë, e cila financohet nga qeveria turke do të ketë një kapacitet për 5000 persona dhe do të jetë xhamia më e madhe në rajonin e Ballkanit.
Xhamia ka një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minaret, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.









