Raportimet: Trupat e 1000 civilëve dergjen në morgjet përreth Kievit

Trupat e 1020 civilëve janë duke u ruajtur në morgje përreth kryeqytetit ukrainas të Kievit, sipas zyrtarëve të cituar nga BBC.

Përditësimi vjen pasi trupat ruse u tërhoqën nga zonat përreth Kievit pas javëve të bombardimeve të rënda mbi qytetet në rajon.

Më herët, zyrtarët e policisë thanë se trupat e nëntë civilëve u gjetën në qytetin Borodyanka, disa duke treguar shenja torture.

Andriy Niebytoy, kreu i policisë për rajonin e Kievit, tha se këta njerëz të gjendur të vdekur me shenja tortura janë vrarë nga pushtuesit.

"Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse qëlloi me vetëdije civilë të cilët nuk bënë asnjë rezistencë”.