Rusia i kthen monedhën, mbyll konsullatat e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 13:49
Rusia ka urdhëruar mbylljen e konsullatës së Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë si një veprim hakmarrës, ka thënë ministria e jashtme e Moskës.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se po mbyllte konsullatat e Letonisë në Shën Petersburg dhe Pskov, konsullatën e Estonisë në Shën Petersburg dhe zyrën e saj në Pskov dhe konsullatën e Lituanisë në Shën Petersburg.
Në fillim të këtij muaji, Letonia dhe Estonia urdhëruan secila mbylljen e dy konsullatave ruse pas pushtimin rus në Ukrainë.
Lituania gjithashtu dëboi ambasadorin e saj rus pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e civilëve në Bucha, në periferi të Kievit.