Oligarku rus ‘vret gruan dhe vajzën me sëpatë’ në vilën e tyre në Spanjë dhe varet në oborr
Një ish-menaxher i lartë në gjigantin rus të gazit Novatek, Sergei Protosenya, gruaja dhe vajza e tij janë gjetur të vdekur në një vilë me qira në Spanjë, raportuan mediat lokale më 21 prill. Milioneri 55-vjeçar u gjet i varur, ndërsa gruaja dhe vajza ishin therur për vdekje në një vilë në qytetin Lloret de Mar pranë Barcelonës më 19 prill, citohet të ketë thënë policia.
Një multimilioner rus ka vrarë me sëpatë gruan dhe vajzën e tij adoleshente në vilën e tyre luksoze në Spanjë përpara se të vriste veten.
Sergey Protosenya dyshohet se ka vrarë gruan Natalia dhe vajzën e tij 18-vjeçare përpara se të vetëvarej në oborrin e vilës së tij në Lloret de Mar në Costa Brava të Spanjës, sipas mediave lokale.

55-vjeçari ishte diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi në Universitetin e Moskës dhe mbajti postin e Zëvendës Kryetarit në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për më shumë shtatë vjet, dhe ka grumbulluar një pasuri prej 400 mln dollarë.
Familja ruse ishte e regjistruar në vilën në Lloret de Mar, por jetonte në Francë. Kjo ishte shtëpia e tyre e dytë sipas raporteve.
Protosenya dhe gruaja e tij 53-vjeçare kishin dy fëmijë së bashku, viktimën 18-vjeçare dhe një djalë adoleshent, i cili ishte në Francë në kohën e vrasjes së dyshuar.
Djali adoleshent telefonoi policinë katalanase të martën kur ai nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ndonjë nga anëtarët e familjes së tij.

Oficerët kontrolluan vilën dhe gjetën zotin Protosenya të vdekur në oborr përpara se oficerët të gjenin trupat e pajetë të gruas dhe vajzës së tij adoleshente në shtëpi.
