Kamala Harris, Mark Zuckerberg dhe 27 amerikanëve të tjerë u ndalohet hyrja në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2022, 17:23
Rusia u ndaloi sot hyrjen në territorin e saj 29 amerikanëve, prej tyre politikanë, figura mediatike dhe biznesmenë, si hakmarrje për sanksionet e Uashingtonit kundër Moskës për agresionin e saj në Ukrainë.
Mes të sanksionuarve sipas listës që publikua nga Ministria e Jashtme ruse, janë kreu i gjigantit të internetit Meta Mark Zuckerberg dhe nënpresidentja e SHBA Kamala Harris.
Përveç kësaj, Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks dhe zëdhënësi i Pentagonit John Kirby janë në shënjestër të sanksioneve ruse.
“Këtyre individëve u ndalohet hyrja në Federatën Ruse për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.
Sanksione të tjera u vendosën ndaj 61 shtetasve kanadezë
