Burgosi dhe përdhunoi për 24 vjet të bijën, bëri dhe shtatë fëmijë. Monstra nga çmendina në burg normal, mund të lirohet në 2023

Ai e mbylli vajzën e tij në një bodrum të mykur për 24 vjet, e përdhunoi dhe bëri shtatë fëmijë me të. Gjithçka u ekspozua në vitin 2008, inçesti mizor tronditi Austrinë.

Për veprimet e tij, Josef Fritzl 87 vjeç u dënua me burgim të përjetshëm dhe u vendos në një institucion për kriminelët anormalë mendorë.

Lirimi nga atje është i mundur vetëm nëse një raport eksperti konfirmon se shëndeti i të burgosurit është përmirësuar ndjeshëm, pra ai nuk është më i rrezikshëm. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky është rasti i Fritzl. Në shtator ishte marrë një kërkesë për transferimin e dhunuesit seksual në burgun normal. 

Në atë kohë, transferimi dështoi sepse raporti i paraqitur nuk dukej të ishte mjaftueshëm gjithëpërfshirës.

Një raport i zgjeruar së fundmi konfirmoi se 87-vjeçari nuk duhet të përbëjë më rrezik. 

Pra, ai mund të vuante dënimin e tij në një burg normal  por vendimi nuk është ende përfundimtar. 

Prokuroria publike ka bërë një ankesë dhe dosja është dorëzuar në Gjykatën e Lartë Rajonale të Vjenës. 

Fritz mund të zhvendoset sapo të jepet vendimi përfundimtar.

E pabesueshme: Nëse Fritzl, të cilit i ndryshuan emrin dhe thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, transferohet në një burgu normal, ai mund të aplikojë për lirim të parakohshëm që në vitin 2023.

Kjo është e mundur për kriminelët që janë dënuar me burgim të përjetshëm në Austri pas ata kanë kryer një dënim prej 15 vitesh. 

Fritz aktualisht është ende në institucionin për kriminelët anormalë mendorë.

Vajza e pafajshme e Fritzl u burgos për 24 vjet, nëntë vjet më shumë se torturuesi i saj.